Shtyp

Islami fqinj: Shqiperia dhe Kosova

Te Henen, 2 Dhjetor 2013 u zhvillua ne Torino, ne mjediset e Seminarit Metropolitan konferenca "Islami fqinj: Shqiperia dhe Kosova", i promovuar nga Qendra Federico Peirone ne bashkepunim me Qendren e Kultures Shqiptare. Ne takim moren pjese Prof. NERITAN CEKA, Ambasador i Republikes se Shqiperise ne Itali, Prof. KLEJDI KELLICI, docent i Shkencave Politike, BENKO GJATA, gazetar dhe president i Qendres se Kultures Shqiptare dhe PAOLO GIROLA, gazetar dhe moderator i takimit. 

Shqiperia dhe Italia kane lidhje historike, kulturore dhe ekonomike te hershme. Emigracioni shqiptar eshte nje nga fenomenet e para migratore ne Itali dhe bashkesia shqiptare eshte sot mjaft e madhe dhe e integruar. Qendra Federico Peirone vendosi te studjoje karakteristikat fetare dhe kulturore te ketij vendi me shumice myslymane, nje "Islam fqinj" mes Shqiperise dhe Kosoves, rajon me shumice absolute shqiptare qe eshte shpallur shtet ne vitin 2008. 

Konferenca u parapri nga projektimi i videos "Islami fqinj: Shqiperia dhe Kosova", i realizuar gjate punes kerkimore te kryer ne terren nga Qendra Peirone. Gjate takimit u paraqiten dhe ju shperndane pjesemarresve rezultatet e ketij studimi, si permes nje botimi ashtu edhe permes nje dvd-je te dokumentarit te prezantuar. 

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta