• Serata albanese con reading a musica dal vivo
  • Il Primo Ministro albanese Edi Rama con i giovani del Centro di Cultura Albanese
  • Il Pianista e Compositore Red Radoja in Concerto a Torino
  • Il Primo Ministro albanese Edi Rama in visita presso lo Stand Albania al Salone Internazionale del Libro di Torino
  • Con il Primo Ministro Rama e il Sindaco Fassino al Salone Internazionale del Libro di Torino
  • La scrittrice Ornela Vorpsi alla manifestazione Portici di Carta
  • Il grande talento albanese del pianoforte Elda Laro in concerto a Torino
  • Celebrazione della Festa Nazionale dell'Albania al Conservatorio Giuseppe Verdi di Torino
  • Serata culturale dedicata all'Albania al Circolo dei Lettori di Torino
  • La violinista Suela Mullaj in concerto a Torino
  • 2008: Manifestazione per l'indipendenza del Kosovo in Piazza Castello a Torino
  • Concerto di Natale con il Coro Prenk Jakova
  • Conferenza al Circolo dei Lettori di Torino
  • La ministra all'Integrazione Cecile Kyenge in visita allo Stand Albania presso il Salone del Libro di Torino
  • La virtuosa del violino Suela Mullaj & il mastro Massimo Palumbo in concerto
  • Incontro presso lo Stand Albania al Salone Internazionale del Libro di Torino
  • Con gli artisti Adrian Paci e Anilda Ibrahimi

Shqiperia ne Panairin e Librit

REGISTRATI ORA

NOME 
COGNOME 
INDIRIZZO 
CAP 
PROVINCIA 
CITTA' 
TELEFONO 
EMAIL 
    
Shtyp

Shqiperia ne Panairin Nderkombetar te Librit ne Torino

Shqipëria, letërsia dhe kultura e saj u paraqitën në datat 16-20 Maj 2013Panairin Ndërkombëtar të Librit, që u zhvillua në Torino të Italisë. Vendi ynë mori pjesë për herë të parë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, me një stendë të tijën ku u paraqitën veprat e autorëve më të njohur shqiptarë të botuar në gjuhën italjane, si edhe një përzgjedhje titujsh në gjuhën shqipe. Pjesëmarrja e Shqipërisë u mundësua nga Qendra e Kulturës Shqiptare, me patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Itali. 

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino është më i madhi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë dhe në rajonin e Mesdheut. Në të marrin pjesë mbi 1200 ekspozues, si edhe rreth 3000 mijë gazetarë nga e gjithë bota, që ndjekin takimet e shumta që zhvillohen gjatë ditëve të panairit me autorët më të njohur italjanë dhe ndërkombëtarë. Panairi shënoi këtë vit edhe një numër rekord vizitorësh, mbi 340 mijë! 

Stenda shqiptare, e çelur për herë të parë në historinë e panairit të Torinos, u prit me mjaft interes nga publiku. Lexuesit torinezë patën mundësinë të njiheshin aty nga afër me veprat e Kadaresë, Kongolit, Aliçkës, Cekës, Zhitit, Kyçykut, Çulit, Mustafajt, etj., të përkthyera në italisht, si edhe ato të shkrimtarëve shqiptarë që shkruajnë dhe botohen drejtëpërdrejtë në gjuhën italjane, ndër të cilët Ibrahimi, Dones, Vorpsi, Kubati, etj. Nuk mungonin titujt e zgjedhur në gjuhën shqipe, si edhe një seksion i posaçëm kushtuar letërsisë dhe studimeve arbëreshe. 

Prania e Shqipërisë tërhoqi gjithashtu vëmendjen e shumë personaliteteve të artit dhe të politikës së vendit fqinj. Kështu, hapësira shqiptare u vizitua nga tre përfaqësues të lartë të qeverisë italjane, ministri i turizmit dhe kulturës Massimo Bray, ministri i marrdhënieve parlamentare Dario Franceschini dhe ministrja e integrimit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar Cécile Kyenge 

Stenda shqiptare u vizitua gjithashtu edhe nga kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi. Ai e vizitoi pavjonin shqiptar, ashtu si edhe ministri Bray, në mbyllje të ceremonisë së inaugurimit, ku mori pjesë ambasadori shqiptar në Itali prof. Neritan Ceka. Sgarbi dhe ministri Bray u ndalën gjatë në stendën shqiptare, ku u shoqëruan nga ambasadori Ceka, i cili i ilustroi miqve italjanë përmbajtjen e saj dhe aspekte të letërsisë dhe trashëgimisë shqiptare.  Në ceremoni morën pjesë gjithashtu konsulli i Shqipërisë në Torino, z. Artan Doda, drejtori i Zyrës së Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino, arkitekti Giovanni Lauria dhe prof. Vincenzo Cucci i bashkësisë arbëreshe.     

Me ftesë të drejtorit të Qendrës së Kulturës Shqiptare, gazetarit Benko Gjata, stendën e vizitoi edhe një personalitet i shquar i letërsisë botërore, shkrimtari amerikano-latin Luis Sepulveda. Autor i një numri të madh best-sellerësh, ndër të cilët romanet “Ditari i një vrasësi sentimental”, “Plaku që lexonte romane dashurie”, “Një emër toreadori”, etj., Sepulveda është jo vetëm një prej autorëve më të lexuar e më të vlerësuar bashkëkohorë, por edhe një emblemë e lëvizjes mjedisore botërore dhe aktivist i njohur i organizatës Greenpeace. 

 

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta