Shtyp

Ditet e Kultures Shqiptare ne Torino

Qendra e Kulturës Shqiptare, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Itali dhe Bashkinë e Torinos organizuan nga data 4 deri ne 6 Prill një seri veprimtarish kushtuar kulturës, artit dhe trashëgimisë së vendit tonë, me rastin e mbylljes së ekspozitës “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, që u zhvillua në Torino nga 24 Janari7 Prill 2013

 

Në qendër të veprimtarive ishte konferenca përmbyllëse kushtuar ekspozitës, e organizuar në bashkëpunim me Muzeun Arkeologjik të Torinos, e cila u mbajt nga  arkeologu i mirënjohur, profesor Neritan Ceka, ambasadori i ri i Shqipërisë në Itali. Prof. Ceka i paraqiti publikut të kualifikuar torinez një udhëtim përgjatë rrugës antike Egnatia, ku ndërthureshin në lashtësi qytetërimi grek dhe ai i popullsisë ilire.  

Ambasadori Ceka mori pjesë edhe në paraqitjen e filmit dokumentar “Anija”, të regjizorit Roland Sejko, gjithashtu u pranishëm, kushtuar “eksodit” të shqiptarëve drejt Italisë në vitet ’90-të, si edhe në prezantimin e librit të antropologut torinez Francesco Vietti, “Hotel Albania”, që trajton temën e potencialit të madh turistik të Shqipërisë. 

Gjatë vizitës së tij në Torino ai zhvilloi gjithashtu disa takime me përfaqësues të institucioneve vendore, të interesuara të zhvillojnë më tej marrdhëniet e bashkëpunimit me Shqipërinë.

Ekspozita “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”

E organizuar me rastin e njëqind vjetorit të pavarësisë nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Kulturës e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Romë dhe ministritë homologe në vendin fqinj, ekspozita u paraqit në mjediset sugjestive të Muzeut të Artit Antik në Palazzo Madama, në Torino. 

Objektet e ekspozuara, - ndër të cilat bënin pjes Viagraë disa prej veprave më të njohura e më të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore si “Koka e Apolonit”, e njohur për vite me rradhë si “Dea e Butrintit”, “Epitafi i Gllavenicës” dhe një përzgjedhje e pikturave ikonografike të mjeshtrit të madh shqiptar, Onufrit, - i ofruan publikut torinez një udhëtim emocionues në kohë dhe hapësirë, nga epoka parahistorike deri në mesjetën e vonë.

Ekspozita u prit me mjaft interes nga publiku torinez, çka dëshmohet edhe nga numri i lartë i vizitorëve, rreth 35 mijë. Për organizatorët, ajo përfaqësoi jo vetëm një veprimtari kulturore të nivelit të lartë, por edhe një përpjekje të suksesshme për të afruar më shumë, përmes kulturës, dy vendet tona.  

Emocion të veçantë ekspozita ka sjellë edhe në bashkësinë e madhe shqiptare që jeton tashmë prej vitesh në Torino dhe në rajonin e Piemontit. Shqiptarët e këtij territori, në mënyrë të veçantë fëmijët e emigrantëve, që kanë ardhur këtu në moshë të vogël bashkë me familjet dhe e njohin fare pak vendin e tyre te origjinës kanë patur kështu mundësinë të njihen përmes ekspozitës me tiparet karakteristike të qytetërimit në trojet shqiptare dhe të mësojnë shumë gjëra të reja për historinë e vendit të tyre.

Ndër vizitorët e shumtë të ekspozitës nuk kanë munguar personalitete të jetës publike të Italisë, si kryetari i Bashkisë së Torinos Piero Fassino, apo ish-kryeministri Massimo D’Alema, të cilët kanë qënë ndër të parët që janë njohur me thesaret shqiptare të ekspozuara dhe kanë shprehur vlerësimin e tyre të lartë. Ndërkaq, ekspozitën e ka vizituar edhe një personazh i njohur i botës së sportit, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta