Shtyp

Filmi "Amnistia" shfaqet ne Milano

31 Tetor 2011 filmi i suksesshëm i regjizorit Bujar Alimani, “Amnistia”, u prezantua për herë të parë përballë publikut të Milanos. Në takimin e drejtuar nga gazetari Benko Gjata morën pjesë autori Alimani, përfaqësuesja e Qëndrës së Kulturës Shqiptare në Lombardi Vasenka Rangu, etj. Pjesëmarrës në shumë festivale të rëndësishme kinematografike në mbarë botën, “Amnistia” është vlerësuar me cmime ndërkombëtare në Festivalin e Berlinit dhe në atë të Lecces. Filmi është përzgjedhur gjithashtu të përfaqësojë kinematografinë shqiptare në konkurimin për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të huaj.   

 

Veprimtaria, e organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare u zhvillua në Cinema Gnomo, njw prej kinemave historike tw Milanos. Takimi u realizua në bashkëpunim me disa subjekte dhe organizatave të sektorit të kulturës ndër të cilat Shoqata e Kineastëve të Torinos, IPSIA, Acli, si edhe me mbështetjen institucionale të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano dhe të Rajonit të Lombardisë.

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta