Shtyp

Fondi i Librave Shqip

Një nga projektet kryesore të Qëndrës së Kulturës Shqiptare është ai i krijimit të fondeve të librave shqip pranë bibliotekave të qyteteve italjane ku banojnë bashkësi të mëdha qytetarësh shqiptarë. Projekti synon t’ju ofrojë bashkëatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali një mundësi më shumë për të mbajtur gjallë lidhjen me letërsinë dhe gjuhën e shkruar të vendit të tyre të origjinës. Në qytetet ku është realizuar, projekti ka ndihmuar gjithashtu edhe fëmijët e emigrantëve, që kanë lindur apo janë rritur në Itali, të njihen nga afër me letërsinë tonë dhe me shqipen e shkruar, përmes leximit të veprave të autorëve më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave.

Fondi i parë i librave shqip është krijuar me anë të projektit “Via Egnatia – Passaggio a Est” pranë bibliotekave të qytetit të Torinos. Kështu, rreth 150 tituj të autorëve më të mirë të letërsisë dhe publiçistikës klasike Shqipe si Naim Frasheri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, etj., por edhe të autorëve bashkëkohorë si Agolli, Kadare, Kongoli, Aliçka, Dones, Hatibi, Ahmeti, etj. janë të pranishëm që prej vitit 2009 në raftet dhe sallat e leximit e 14 bibliotekave të qytetit të Torinos. Ky fond, i përbërë nga mbi 1200 libra është edhe një vetrinat më të mëdha të librit në gjuhën Shqipe jashte territoreve të banuara nga Shqiptarët.

Në kuadër të promovimit të fondit të librave në gjuhën shqipe, gjatë këtyre viteve janë zhvilluar gjithashtu edhe shumë veprimtari kushtuar letërsisë shqiptare, me pjesëmarjen e disa prej autorëve më të njohur shqiptarë.

Aktualisht Qëndra po punon për të çelur së shpejti fonde të ngjashme edhe në Milano dhe qytete të tjera të rëndësishme të Italisë së veriut. 

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta