Shtyp

Vizite ne Torino e Zv. Kryeministrit Haxhinasto (2)

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Z. Edmond Haxhinasto zhvilloi te Hënën 8 Tetor 2012, një vizitë në Torino me ftesë të Confindustria-s Italiane.

Gjatë qëndrimit të tij në Torino, Ministri Haxhinasto u takua fillimisht me z. Giovanni Sala,  President i Sipërmarrjeve të Mëdha dhe të Vogla të Rajonit të Lombardisë, si edhe me grupin e sipërmarrësve italianë që e shoqëronin. Ministri theksoi se ekonomia shqiptare arriti të përballonte efektet negative të krizës ekonomike botërore dhe i ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në sektorë të ndryshëm të saj, si ai i energjisë, industrisë minerare, turizmit, bujqësisë, etj. Nga ana e tij, z. Sala shprehu vullnetin e për një angazhim konkret në Shqipëri të institucionit që ai përfaqëson.

Në vijim, z.Haxhinasto zhvilloi një takim me z. Valerio Cattaneo, Presidenti i Parlamentit Rajonal të Piemontit, një nga rajonet më të zhvilluar ekonomikisht të Italisë. Z. Haxhinasto dhe z. Cattaneo nënvizuan rëndësinë e lidhjeve mes dy popujve dhe vendeve tona. Ai shprehu interesim për inkurajimin e bashkëpunimit, vecanarisht në sektorin e turizmit.

Axhenda e takimeve në Torino vijoi pasdite, me konferencën SHQIPËRIA: MUNDËSI INVESTIMI PËR KOMPANITË ITALJANE, organizuar nga Confindustria Italiane në bashkëpunim me Konsullatën Shqiptare dhe Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në Torino. Në takimin e drejtuar nga gazetari Benko Gjata morën pjesë rreth njëqind kompani, nga disa rajone të veriut të Italisë, të interesuara të njihen më mirë me realitetin e vendit tonë.

Ministri Haxhinasto ilustroi arritjet kryesore të Shqipërisë në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, si edhe përparësitë e shumta e të shumëllojshme që ofron ajo për investitorët e huaj. Ai përmendi në mënyrë të vecantë hapësirat për investime në sektorët strategjikë të energjitikës, turizmit, përpunimit minerar dhe agroindustrisë, duke i ftuar kompanitë dhe investitorët e pranishëm të zbulojnë realitetin shqiptar, në kontekstin e perspektivës së integrimit në Bashkimit Europjan.

Gjatë pasditës z. Haxhinasto mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Torino, organizuar nga konsulli i ri, z. Artan Doda. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu edhe shumë përfaqësues të institucioneve vendore, të botës së biznesit dhe të bashkësisë së madhe shqiptare që jeton dhe punon në Torino.

 

Torino, 8 Tetor 2012

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta