Shtyp

Prezantohet ne Torino dokumentari "Pranvere ne Kosove"

26 Shkurt 2009, në Muzeun e Rezistencës, Deportimit, Luftës, të Drejtave dhe Lirive në Torino u shfaq filmi dokumentar “Pranverë në Kosovë” i regjizorit Erion Kadilli. Në përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës, Qëndra e Kulturës Shqiptare i propozoi publikut torinez një dëshmi të gjallë të ngjarjeve të përjetuara nga shqiptarët e Kosovës ditën e pavarësisë. 

Përmes pamjeve të filmuara nga regjizori i ri shqiptar Erjon Kadilli, i pranishëm në prezantimin e filmit, shfaqja synonte të sillte pranë publikut atmosferën e ndezur dhe emocionet e mëdha të asaj dite historike, të parë me sytë e protagonistëve të saj. Në qendër të dokumentarit është pikërisht populli i Kosovës, ëndrrat e tij dhe shpresa për të ardhmen, e cila i është mohuar shpesh gjatë rrjedhës së historisë.

Dokumentari është një udhëtim emocionues dhe prekës në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë të Kosovës dhe në kryeqytetin e tyre, Prishtinën, ku janë ende të dukshme gjurmët e luftës, por ku edhe shpresa për jetën është ndoshta më e fortë se tjetërkund.

Në shfaqjen publike të 26 Shkurtit morën pjesë prof. Guido Franzinetti, i Universitetit të Torinos dhe prof. Vincenzo Cucci, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit. Takimi u drejtua nga gazetari Benko Gjata, korrespondent i ATSH-së në Itali.

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta