Shtyp

Takim letrar ne Torino me shkrimtaren Elvira Dones

Elvira Dones, shkrimtarja e suksesshme shqiptare me banim në SHBA, prezantoi të Shtunën 24 Shtator 2011, në mjediset e Bibliotekës “Italo Calvino”Torino, romanin e saj të ri, “Piccola guerra perfetta” (“Luftë e vogël e përkryer”). I botuar në Itali në pranverën e vitit 2011 nga shtëpia botuese prestigjioze Einaudi, romani i kushtohet ngjarjeve të luftës së Kosovës dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe të kritikës. I sjellë në italisht me një parathënie nga intelektuali dhe aktivisti i shquar Roberto Saviano, librit i është bërë jehonë në mediat kryesore të shtetit fqinj, ndër të tjera edhe në emisionin ‘Che Tempo Che Fa’ të gazetarit të mirënjohur të RAI-t Fabio Fazio.

Në veprimtarinë e drejtuar nga gazetari Benko Gjata morën pjesë Cecilia Cognigni e Bibliotekave të Torinos dhe studjuesit Nanni Sallio dhe Donatella Sasso. Prezantimi i librit u pasurua nga shoqërimi muzikor i artisteve Lindita Kopliku (piano) dhe Diana Subashi (violinë). 

Takimi me shkrimtaren Elvira Dones u zhvillua në kuadrin e veprimtarive të ideuara dhe organizuara nga Qëndra e Kulturës Shqiptare në bashkëpunim me Bibliotekat e Qytetit të Torinos për të promovuar kulturën dhe letërsinë shqiptare. Falë këtij bashkëpunimi në Torino është krijuar edhe fondi i parë i librave shqip, pranë bibliotekave të qytetit. Kështu, rreth 150 tituj të autorëve më të mirë të letërsisë dhe publiçistikës klasike Shqipe si Naim Frasheri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Faik Konica, Migjeni, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci, etj., por edhe të autorëve bashkëkohorë si Agolli, Kadare, Kongoli, Aliçka, Dones, Hatibi, Ahmeti, etj. janë të pranishëm që prej vitit 2009 në raftet dhe sallat e leximit e 14 bibliotekave të qytetit të Torinos. Ky fond, i përbërë nga mbi 1200 libra është edhe një vetrinat më të mëdha të librit në gjuhën Shqipe jashte territoreve të banuara nga Shqiptarët.

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta