Shtyp

"Kukumi" i Isa Qoses ne Festivalin Piemonte Movie

Të Djelën 6 Mars 2011 në Cineporto-n e Torinos u shfaq filmi “Kukumi” i regjizorit Isa Qosja. Filmi u prezantua nga Vittorio Sclaverani, president i Festivalit Piemonte Movie dhe Benko Gjata, gazetar, korrespondent i akredituar i ATSH-së në Itali.

Filmi u prezantua në kuadër të festivalit kinematografik Piemonte Movie gLocal Film Festival që u zhvillua në Torino nga data 3 deri në 9 Mars 2011. Seksioni i posaçëm “Terre del Cinema” i festivalit i kushtohej këtë vit kinematografisë shqiptare, përmes programit “Focus Albania” organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Shqiptare. Kinemaja shqiptare u përfaqësua nga filmat “Gjallë!”, me regji të Artan Minarollit, “Lindje Perëndim Lindje”, me regji të Gjergj Xhuvanit dhe “Kukumi”, me regji të Isa Qoses, të gjithë të paraqitur në gjuhë origjinale, me nëntituj në italisht.

Të ftuar të veprimtarisë ishin Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Itali, Sh.T. Llesh Kola dhe aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj, fitues i disa çmimeve prestigjioze ndërkombëtare dhe protagonist i filmit “Gjallë!”

Veprimtaria shënoi edhe fillimin e bashkëpunimit mes festivalit torinez dhe First Step Film Festival të Tiranës, duke prezantuar për herë të parë një përzgjedhje prej pesë kortometrazhesh të realizuar nga regjizorë të rinj shqiptarë.

Pjesëmarrja shqiptare në Festival u plotësua nga filmi dokumentar “Sono Stato Dio in Bosnia. Vita di un Mercenario” i regjizorit Erion Kadilli, vepra e të cilit konkurronte në seksionin e filmave dokumentarë.  

cialis

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta