Shtyp

"Lufta e Perkryer" e Elvira Donesit prezantohet ne Milano

Elvira Dones, shkrimtarja e suksesshme shqiptare me banim në SHBA, prezantoi të Premten 23 Shtator 2011, në mjediset e Bibliotekës SormaniMilano, romanin e saj të ri, të mirënjohur të RAI-t Fabio Fazio.

Në veprimtarinë e drejtuar nga gazetari Benko Gjata morën pjesë edhe Vasenka Rangu, drejtuese e Qëndrës së Kulturës Shqiptare, Gjon Coba, konsull i Shqiperisë në Milano, Mirela Gjyshja, kryetare e shoqatës Illyricum dhe Silvio Ziliotto, studjues dhe përkthyes. Prezantimi i librit u pasurua nga shoqërimi muzikor i artistit të talentuar shqiptar Kol Laca.

Takimi shënoi gjithashtu edhe një bashkëpunim të rëndësishëm mes disa subjekteve dhe organizatave të sektorit të kulturës, ndër të cilat bibliotekat e Milanos, IPSIA, Acli, shtëpia botuese Einaudi, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, Rajoni i Lombardisë, etj.

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta