Shtyp

Konferenca "Shqiperia drejt Bashkimit Europjan"

5 Shkurt 2010 në sallën e konferencave të Galerisë së Artit Modern në Torino u zhvillua konferenca “Shqipëria drejt Bashkimit Europjan”. Organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare dhe “Officina della Storia” konferenca synonte të evidentonte ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në B.E., si edhe rolin e Italisë në mbështetje të këtij procesi, në kuadrin e përgjithshëm të marrdhënieve mjaft të mira dypalëshe mes dy vendeve, të ndikuara fuqishëm edhe nga prania e diasporës shqiptare në Itali.

Në konferencën e drejtuar nga gazetari Benko Gjata morën pjesë deputetët e Parlamentit të Italisë Marco Calgaro, Bruno Tabacci dhe Gianni Vernetti, presidenti i Federatës së Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe Vincenzo Cucci, regjizori Roland Sejko dhe historiani Raffaele D’Amato.

Konferenca i parapriu prezantimit të filmit dokumentar “Shqipëria vendi përballë i regjizorit Roland Sejko.

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta