Artikujt

Shtyp

Shqiptarët në Itali

Shqiptarët që jetojnë në Itali, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italjane janë sot më shumë se 500 mijë. Ata i gjejmë të vendosur në të gjithë territorin e shtetit fqinj, me përqendrime më të mëdha në rajonet e veriperëndimit, ku banon rreth 2/3 e komunitetit.

Shqiptarët përbëjnë bashkësinë e dytë të huaj më të madhe në Itali dhe njëkohësisht një prej më të integruarave. Ata karakterizohen nga prania e dendur e bërthamave familjare të përbëra nga çiftet, një numër thuajse të barabartë meshkujsh dhe femrash, numri i lartë i të miturve dhe ai i studentëve të rregjistruar pranë universiteteve italjane.

Afërsia gjeografike dhe lehtësia relative në lëvizje i mundësojnë bashkësisë të mbajë gjallë lidhjet me vendin e origjinës, të ruajë indentitetin gjuhësor dhe kulturor, duke shtuar dhe përforcuar njëkohësisht lidhjet ekonomike, shoqërore dhe kulturore. 

Info & Kontakte

QENDRA E KULTURES SHQIPTARE

Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

 

Harta